VMRO: Qeveria harxhoi kot për ligjin për gjuhët

Maqedonia

VMRO: Qeveria harxhoi kot për ligjin për gjuhët

Më: 25 mars 2018 Në ora: 22:38
VMRO

Paga mesatare neto në Maqedoni e tejkaloi kufirin nga pothuajse 400 euro, tregojnë të dhënat e Entit shtetëror për statistikë për janar të këtij viti, që krahasuar me janar të vitit të kaluar do të thotë rritje prej 1275 denarëve, përkatësisht 5,6 %.

Ministri i financave, Dragan Tevdovski theksoi se është shumë e rëndësishme rritja e rrogave në industrinë e tekstilit, lëkurës dhe veshjeve.
“Në industrinë e lëkurës ka rritje të rrogës mesatare për 2.171 denarë ose 19%, krahasuar me janarin e vitit 2017. Në prodhimin e veshjeve, rritjae rrogës mesatare është 2.069 denarë ose 16%. Në industrinë e tekstilit rroga mesatare rritet për 24%, përkatësisht për 3.870 denarë”, u shpreh Dragan Tevdovski, Ministër i Financave.

Sipas Tevdovski ka lëvizje pozitive ekonomike, ndërsa numrat tregojnë se ekonomia maqedonase po ecën në drejtim të mirë. Sipas VMRO-DPMNE-së qytetarët shikojnë se si ekonomia po përmbytet, ndërsa si ngarkesë shtesë që vetëm do të përkeqësojë situatën gjithashtu shihet ligji për gjuhët, për të cilin siç thonë, Tevdovski i fshehë shpenzimet e vërteta mbi atë se sa do të kushtojë implementimi i ligjit.

“Ky ligj për dygjuhësi përveç se që është jashtë kornizave të Kushtetutës dhe Marrëveshjes së Ohrit, për çka në të vërtetë paralajmëruan edhe ekspertët, përveç asaj që është sjellë me shkelje të ligjeve dhe rregullores, përveç asaj që është i pazbatueshëm do të shkaktojë mosfunksionim të institucioneve, do të shkaktojë edhe implikime të larta financiare”, tha Darko Kostovski, nga VMRO-DPMNE.

Kostovski tha se nëse qeveria interesohet për qytetarët, në vend të shpenzimeve të tilla, paratë do ti përdorte për ndërtim të kopshteve të reja, rrugëve, subvencioneve më të larta për fermerët dhe për projekte nga të cilat përfitojnë të gjithë qytetarët e Maqedonisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat