Sot nisin bisedimet intensive për rikonstruktimin e Qeverisë

Maqedonia

Sot nisin bisedimet intensive për rikonstruktimin e Qeverisë

Më: 26 mars 2018 Në ora: 11:03
Qeveria e Maqedonise

Sot pritet të intensifikohen bisedimet mes LSDM-së dhe BDI-së rreth “rikonstruimit” të paralajmëruar të Qeverisë. Detajet për rikonstruimin dhe këmbimin e mundshëm të resorëve mes partnerëve të koalicionit tani për tani janë vetëm spekulime që nuk i konfirmojnë selitë në “Bihaqka“ dhe nga Reçica e Vogël. Megjithatë, para Këshillit Qendror të LSDM-së. Ndryshimet në ekipin ministror kah mesi i muajit tashmë i paralajmëroi personalisht kryeministri Zaev. Krahas ndryshimeve kadrovike, ai theksoi se po zhvillohen biseda për zgjerimin e shumicës parlamentare me ata deputetë që do ta pranojnë konceptin e tyre.

Para se zyrtarisht të merret vendimi se cilët ministra do të largohen nga përbërja, dorëheqje dha ministri i drejtësisë, Bylent Saliji nga BDI, edhe pse e njëjta u bë për motive dhe arsye tjera, gjegjësisht për shkak të rikualifikimit të lëndës në rastin e Almir Aliut. Kryeministri Zaev në fillim të muajit mars bisedoi edhe me Afrim Gashin, kreun e Lëvizjes Besa për hyrjen e tyre të mundshme në Qeveri dhe përforcimin e shumicës parlamentare me tre deputetët që e mbështesin pas ndarjes së Lëvizjes BESA.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat