Top 5 profesionet më të paguara në Maqedoni

Maqedonia

Top 5 profesionet më të paguara në Maqedoni

Më: 26 mars 2018 Në ora: 12:53
ilustrim

112.831 denar është paga e paguar mesatare neto për të punësuar në sektorin për veprimtari sportive dhe rekreative për muajin janar. Kjo për herë të parë është regjistruar si paga rekord e paguar në Maqedoni në këtë veprimtari, informon Koha.

Sipas të dhënave të ESHS-së, në dhjetor të vitit të kaluar paga mesatare në Maqedoni ishte 24.025 denarë ose rreth 390 euro, që është paga më e lartë neto deri tani. Por ka sektorë ku merret pagë dy herë më e lartë, por edhe trefish më shumë se paga mesatare në Maqedoni.

Këto janë pesë profesionet që marrin më së shumti pagë në Maqedoni:
Veprimtari sportive dhe rekreative – 112.831 denarë
Transporti ajror – 84.240 denarë
Programim kompjuterik – 52.908 denarë
Prodhues të prodhimeve farmaceutike – 44.195 denarë
Telekomunikime – 42.695 denarë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat