Debat i hapur dhe gjithëpërfshirës i ligjit për media

Maqedonia

Debat i hapur dhe gjithëpërfshirës i ligjit për media

Më: 27 mars 2018 Në ora: 18:46
Kuvendi i Maqedonisë

Sot Komisioni për Çështje Evropiane i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, i kryesuar nga kryetari i Komisionit, z. Artan  Grubi,  mbajti debat publik me temë: Propozim ligj për ndryshim dhe plotësim të ligjit për shërbime medatike audio dhe audiovizuele.

Fjalime hyrëse  në temë kishin kryetari i Komisionit, z. Artan Grubi, ministri i Shoqërisë së Informatike dhe Administratës, z. Damjan Mançevski dhe ministri pa Resor, përgjegjës për komunikim, llogaridhënie dhe transparencë, z. Robert Popovski, të cilët informouan për rrjedhën e procedurës për miratimin e ndryshimeve të reja ligjore. Në këtë kontekst, u theksua se u zhvilluan konsultime të gjera me mediat, organizatat qytetare dhe të gjitha palët e prekura, duke filluar me debatin e parë më 14 korrik të vitit të kaluar, pasuar nga edhe një debat tjetër, si dhe një sërë konsultimesh tjera me palët e interesuara. Ministri Mançevski theksoi se ministria kompetente, në tekst ka futur komentet e marra nga Regjistri i Vetëm Elektronik Nacional (RVEN), si dhe komentet e marra nga Komisioni Evropian dhe Zyra e OSBE-së.

Kryetari i Komisionit, z. Grubi, në lidhje me ndryshimet dhe plotësimet e propozuara në ligjin për shërbime mediatike audio dhe audiovizuale, i cili është në procedurë parlamentare, i përshëndeti risitë e paralajmëruara, duke shpjeguar se esenca  e këtij debati publik është më i thellë dhe i referohet gjendjes në media në Republikën e Maqedonisë, nga aspekti i pavarësisë dhe profesionalizmit të tyre, lirisë së shprehjes në vend. Për rëndësinë e rregullimit të kësaj sfere, ai theksoi se flet fakti që situata me mediat në vend ishte një nga prioritetet e "Prioriteteve Reformuese  Urgjente për Republikën e Maqedonisë, duke iu referuar katër nënpikave, dhe atë: servisi publik radiodifuziv, reklamimi qeveritar, qasja deri te informatat  dhe çështjet për shpifjen.

Në diskutim morrën pjesë deputetët Lidija Taseva dhe Maja Moraçanin si dhe Zoran Trajçevski, Goran Trpenovski, Dejan Georgievski, Bllagoj Hristovski, Ivan Mirçevski, Klime Babunski, Llaze Petrushevski, Smillka Janeska Sarkanjac, Bllagoj Hristrov, Dragan Sekullovski, Zoran Fidanovski, Cvetan Çillimanov, Mishko Ivanov, Sllavica Arsova, Harun Ibrahimi, Emin Azemi dhe Naser Selmani.  

Në diskutim kryesisht u përkrah nevoja e rregullimit të këtij lëmi me ç'rast u than dhe u caktuan vërejtje, para së gjithash në lidhje me:  Lartësinë e mjeteve të propozuara financiare për Radio televizionin e Maqedonisë, i cili si servis publik është i përfshirë në pjesën e reformave në medie, pastaj për ndryshimin e mënyrës e propozimit dhe zgjedhjes së anëtarëve të këtij Këshilli Programor të RTVM-së, ndryshimet në kushtet e kandidatit për drejtor dhe zëvendësdrejtor të RTVM-së, në lidhje me kërkesën e së paku tetë vjet përvojë pune në lëmin e medieve, komunikimit, komunikimeve me publikun dhe udhëheqjen, si dhe mënyrën e zgjedhjes së anëtarëve në Agjencisë për Shërbime mediale audio dhe audiovizuale dhe të tjera. 

Në fjalimin e tij përfundimtar, ministri Mançevski theksoi se ministria kompetente do të marrë parasysh të gjitha propozimet që ishin dhënë në debatin publik, me ç'rast inicioi të organizohet dhe debate tjera publike për këtë ligj, me qëllim të arrihet deri tek zgjidhjet adekuate të cilat do të jenë në interes të informimit publik të qytetarëve, derisa ministri Popovski në fund theksoi se i vlerëson sugjerimet e shprehura, propozimet dhe vërejtjet, pasi përfshirja në përgatitjen e këtij teksti ligjor është me rëndësi të madhe, para së gjithash për shkak të nevojës së konsensusi politik për zgjidhjet ligjore për rregullimin e sferës mediale në Republikë. 

 Në fund të debatit Komisioni për Çështje Ekonomike e miratoi konkluzionin me ç'rast u propozua vërejtjet e debatit publik  të shqyrtohen në leximin e mëtejmë të ligjit.  

 Në debatin publik ishin të ftuar dhe morën pjesë deputetët, si dhe përfaqësues të medieve, 0, të sektorit joqeveritar dhe kori diplomatik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat