Ligji i gjuhëve, Xhaferi pret përgjigje nga Ivanov për takim

Maqedonia

Ligji i gjuhëve, Xhaferi pret përgjigje nga Ivanov për takim

Më: 29 mars 2018 Në ora: 11:16
Talat Xhaferi

Kryetari i Parlamentit, Talat Xhaferi ka kërkuar takim me presidentin Gjorge Ivanov. Por përgjigje ende nuk ka marrë, por thotë se po kërkohet zgjidhje për Ligjin ne gjuhëve që të hyjë në fuqi, informon Zhurnal.

Ai nuk zbulon se cilat janë zgjidhjet e mundshme, por thekson se do të pranohet ajo që është më afër procedurave.

"Unë nuk do të vendosë nënshkrim në emër të dikujt tjetër", ka thënë Xhaferi në brifingune tij me gazetarë, raporton Zhurnal.

Xhaferi ka përsëritur se është kopetencë dhe obligim i presidentit Ivanov që të nënshkruaj ligjin pas votimit të dytë në Parlament dhe se me sjelljen e tij presidenti po e shkel Kushtetutën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat