Xhaferi nuk do ta nënshkruaj Ligjin për gjuhët në vend të Ivanovit

Maqedonia

Xhaferi nuk do ta nënshkruaj Ligjin për gjuhët në vend të Ivanovit

Më: 29 mars 2018 Në ora: 11:44
Kryetari i Kuvendi Talat Xhaferi

Kryetari i Kuvendi Talat Xhaferi në një brifing me gazetarët ka thënë se nuk e ka ndërmend që ta dekretoj Ligjin për gjuhët në vend të presidentit Gjorge Ivanov. Ai ka thënë se nuk do të jep nënshkrim në emrin e dikujt tjetër.

Gjithashtu Xhaferi tha se janë duke u analizuar të gjithë mundësit për dalje nga kjo situatë, por nuk dha detaje.

Poashtu ka informuar se ka kërkuar takim me Ivanovin, por se nuk ka marrë përgjigje ende.

Xhaferi ka përsëritur se nuk ka afat deri kur Ivanov duhet të nënshkruaj Ligjin, por se ai është i obliguar ta nënshkruaj.
Ivanov në këtë rast tha Xhaferi, shkel Kushtetutën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat