Çka bëjnë 6 spikeret e Agim Nuhiut, policia prap flet maqedonisht

Maqedonia

Çka bëjnë 6 spikeret e Agim Nuhiut, policia prap flet maqedonisht

Më: 29 mars 2018 Në ora: 11:56
Agim Nuhiu

Gjashtë zëdhënëset e policisë edhe atë në Shkup, Manastir, Kumanovë, Ohër dhe Tetovë siç duket po rrijnë para pasqyrës dhe nuk bëjnë punë. Ata ose nuk kanë të drejtë pune, ose nuk dinë të bëjnë punën. Edhe pse Zv/Ministri i Punëve të Brendëshme, Agim Nuhiu mori lëvdata për emërimin e zëdhënësve shqiptare ata ende nuk kanë treguar asnjë rezultat. Policia e Tetovës  vazhdon të publikojë informacionet vetëm në gjuhën maqedonase, mos flasim për MPB-në e Shkupit, Manastirit ose vendeve tjera që janë emëruar “spikere” shqiptare.  Ende nuk dihet nëse këto spikere do të marrin punën në dorë të paktën aty ku shumica janë shqiptarë.

Këto janë zëdhënëset shqiptare që i emëroi Zv/Ministri i Punëve të Brendëshme, Agim Nuhiu.

 

1. Merita Shehi – Zëdhënëse në shkallë të Ministrisë së Brendshme;
2. Valdete Etemi – Zëdhënëse në Sektorin e Shkupit;
3. Mirsade Fejzuli- Zëdhënëse në Sektorin e Kumanovës;
4. Donjeta Veseli – Zëdhënëse në Sektorin e Tetovës;
5. Merlina Islami – Zëdhënëse në Sektorin e Ohërit;
6. Shpresa Amedi – Zëdhënëse në Sektorin e Manastirit;

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat