Ahmeti takon Ambasadorin Gjerman Gerberich

Maqedonia

Ahmeti takon Ambasadorin Gjerman Gerberich

Më: 29 mars 2018 Në ora: 17:07
Ali Ahmeti dhe Thomas Gerberich

I pari i Bashkimit Demokratik për Integrim Kryetari z. Ali Ahmeti është takuar sot me Ambasadorin e Gjermanis? në Shkup z. Thomas Gerberich.
Z. Ahmeti dhe Ambasadori Gerberich shkëmbyen opinione rreth gjendjes politike në vend, ligjin për gjuhët, zhvillimet në Kuvend, çështjen e emrit si dhe për integrimin në NATO dhe BE.

Z. Ahmeti edhe një herë theksoi që Ligji për Gjuhët është në dobi të vendit dhe që ky ligj në asnjë mënyrë nuk cënon gjuhën maqedonase. Prandaj z. Ivanov dhe opozita duhet të ndalojnë me propagandën për qëllime të politikës ditore si dhe të japin kontributin e tyre në rrumbullakësimin e pjesës normative të Marrëveshjes së Ohrit.

Në lidhje me zgjërimin e shumicës parlamentare, z. Ahmeti tha që akoma nuk i ka filluar bisedimet me kryeministrin me të cilin duhet të takohet sot, por që sëpari do shihen përcaktimet politike dhe ideologjike të aspirantëve për t’iu bashkangjitur shumicës reformuese parlamentare.
Edhe para Ambasadorit Gjerman, Z. Ahmeti nënvizoi pritshmërinë për marrjen e rekomandimit të plotë për nisje të negociatave me Bashkimin Evropian më 17 prill, ndërsa faleminderoi Kancelaren Merkel për mbështetjen në tejkalimin e çështjes së emrit me Greqinë si pengesa më e madhe në rrugën tonë drejt NATOsë dhe BEsë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat