Sela dhe Ambasadori Romeo diskutuan për situatën politike

Maqedonia

Sela dhe Ambasadori Romeo diskutuan për situatën politike

Më: 29 mars 2018 Në ora: 22:39
Ziadin Sela dhe Ambasadori Carlo Romeo

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela sot ka takuar ambasadorin e Italisë në Maqedoni, Carlo Romeo.

Gjat takimit Ziadin Sela e ka informuar ambasadorin e Italisë për aktualitetet e fundit politike në vend gjithashtu ka informuar edhe për sjelljen e Ligjit të Gjuhës shqipe në Kuvend si dhe mundësitë e hyrjes në fuqi, si dhe zbatimin e domosdoshëm në praktikë, si element i rëndësishëm i demokratizimit të shtetit dhe shoqërisë multietnike.

Temë tjetër diskutimi nga ana e kryetarit Sela kanë qenë edhe vërejtjet e tij për Qeverisjen LSDM-BDI si dhe për dinamikën e reformave sidomos në Drejtësi, reforma këto të cilat nuk janë në pajtueshmëri me pritshmërinë e qytetarëve të Maqedonisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat