Buçkovski: Në përplasjen SHBA-Rusi, Maqedonia patjetër të merrte anë

Maqedonia

Buçkovski: Në përplasjen SHBA-Rusi, Maqedonia patjetër të merrte anë

Më: 29 mars 2018 Në ora: 22:48
Vllado Buçkovski

Ish-Kryeministri Vllado Buçkovski tha për TV Telma të martën mbrëma se në përleshje midis SHBA-ve dhe Rusisë, Maqedonia duhej të merrte anë.

“Në këtë përplasje të madhe midis dy fuqive të mëdha, shtetet e vogla si Maqedonia nuk kanë shumë hapësirë për të qenë neutral. Ky veprim ishte e vetmja zgjidhje logjike, duke pasur parasysh se negociatat me Greqinë po intensifikohen dhe Maqedonia po synon BE-në dhe NATO-në. Konferenca e sotme për shtyp e ambasadorit rus nuk është e përshtatshme për një fuqi të madhe si Rusia. Ishte nën çdo nivel dhe ishte e pahijshme ndaj vendit pritës”, tha Buçkovski.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat