BDI tregon se a e përkrahë hyrjen e Besës në qeveri dhe a ndërron ndonjë ministri me LSDM-në

Maqedonia

BDI tregon se a e përkrahë hyrjen e Besës në qeveri dhe a ndërron ndonjë ministri me LSDM-në

Më: 30 mars 2018 Në ora: 20:49
BDI - BESA

Partnerët e koalicionit kanë nisur konsultimet për zgjerimin e shumicës parlamentare. Zyrtari i kësaj partie, Artan Grubi, mbrëmë në emisionin ZIGZAG, mes tjerash ka folur edhe për projeksionet e BDI-së pas miratimit të Ligjit të gjuhëve, ndërsa ka siguruar se në prill Maqedonia do të marrë datë për fillimin e negociatave me BE-në.

Bashkimi Demokratik për Integrim e përkrahë zgjerimin e shumicës parlamentare me parti të reja. Deputeti Artan Grubi, njëherit edhe shef i kabinetit të kryetarit të BDI-së Ali Ahmeti, thotë se kryetari i kësaj partie i ka nisur konsultimet me kryeministrin Zoran Zaev për zgjerimin e shumicës, me qëllim të sigurimin të votave të mjaftueshme për të çuar përpara reformat dhe procesin e integrimeve euroatlantike të vendit. Grubi më tej thotë se zgjerimi i shumicës parlamentare nënkupton edhe rekonstruim qeveritar, ndërsa ka përjashtuar zërat se për momentin ekzistojnë opsione për këmbim të ndonjë dikasteri mes kësaj partie dhe LSDM-së.

Nga BDI vlerësojnë se miratimi i Ligjit të gjuhëve paraqet përmbylljen e pjesës normative të Marrëveshjes së Ohrit dhe fillimin e një kapitulli të ri në këtë parti, që e quajnë “BDI-ja e së nesërmes”.

Grubi, i cili është edhe kryetar i Komisionit parlamentar për integrime evropiane, thotë se më 17 prill Maqedonia do të marrë datë për fillimin e negociatave me BE-në, ndërsa njofton se nga e hëna edhe VMRO-DPMNE do të kthehet përfundimisht në Parlament.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat