Greqia e bindur se do të ketë zgjidhje për emrin

Maqedonia

Greqia e bindur se do të ketë zgjidhje për emrin

Më: 1 prill 2018 Në ora: 16:20
Ilustrim

Ndonëse pas negociatave të fundit për emrin Shkupi është kryesisht i heshtur, në Athinë vazhdojnë përplasjet mes pushtetit e opozitës. Zëdhënësi i Qeverisë greke, Dimitris Canakopulos garanton se këtë herë negociatat për emrin do të jenë të suksesshme. Në një intervistë për Antena TV, Canakopulos thotë se palët do të duhet t’i përmbahen kornizës së marrëveshjes eventuale, pavarësisht tensioneve.

Pavarësisht se kur do të përfundojë, mendoj se përfundimisht do të zgjidhet. Janë riformësuar korrelacionet në fqinjin tonë. Kuptohet se këtu, për shkak të qëndrimeve të disa partive politike, korrelacioni është margjinal. Gjithsesi, Qeveria duhet të insistojë në pozicionet për të cilat ka negociuar, sepse në këtë mënyrë është formuar korniza, në kuadër të së cilët do të gjendet marrëveshje. Por marrëveshja gjithnjë kërkon dy palë. Ndjeshmëria nacionaliste që shohim në Greqi nga një pjesë e shoqërisë gjithashtu reflektohet në Maqedoni. E gjithë kjo duhet të merret parasysh në mënyrë që të mos krijohet një problem më i madh, në vend të zgjidhjes. Kjo është arsyeja pse ka nevojë për vëmendje të jashtëzakonshme dhe kompromis të balancuar midis dy vendeve, në mënyrë që në kohë të fitojnë forcat progresive të të dy shoqërive – deklaroi zëdhënësi i qeverisë greke, Dimitris Canakopulos. 

Nga ana tjetër opozita greke është pesimiste. Sipas ish Ministres së Jashtme, tani deputete e Demokracisë së Re, Dora Bakojani në vend se të zgjidhet çështja, po kërkohet fajtori kryesor për t’iu mveshur faji i dështimit.

Gjërat janë bërë gjithnjë e më të vështira, ndërsa më vështirë është që çështja të vijë në Kuvend. Loja po luhet në atë se cili do të jetë përgjegjës për mos-zgjidhjen e saj – tha Dora Bakojani, Demokracia e Re.

Pas paralajmërimeve se Ministri i Jashtëm grek, Nikos Kocijas do t’i informojë liderët e partive opozitare për negociatat e Vjenës, opozita kërkoi që Qeveria fillimisht ta informojë partnerin e koalicionit, liderin e partisë Grekët e Pavarur, Panos Kamenos. Pikërisht qëndrimet e kundërta të Kamenosit me ato të partisë më të madhe në pushtet, Syriza janë baza e skepticizmit të opozitës për zgjidhjen e shpejtë të emrit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat