BESA dënon gjuhën raciste e albanofobe në botimin e Agjencisë për të Rinj dhe Sport

Maqedonia

BESA dënon gjuhën raciste e albanofobe në botimin e Agjencisë për të Rinj dhe Sport

Më: 1 prill 2018 Në ora: 19:38
Afrim Gashi

Botimi i përmbledhjes me poezi nga Agjencia për të Rinj dhe Sport e Republikës së Maqedonisë, në të cilën redaktor është vet drejtori i saj, ndërsa brendia e saj është plot albanofobi, por edhe promovim i dukurive të amoralitetit, flet jo vetëm për diskriminimin ndaj shqiptarëve që manifeston kjo Agjenci dhe drejtori i saj, sepse kjo tashmë është evidente, por aq më shumë e nxjerrë në shesh atë që mund ta mendojë, e të mos e thotë haptazi, edhe shumëkush në këtë pushtet, vlerëson Lëvizja BESA.

Lëvizja BESA dhe kryetari i saj, Afrim Gashi, e dënojnë këtë gjuhë të racizmit dhe konsiderojnë se për këso veprime nuk mjaftojnë kërkimfaljet, por duhet të ketë shkarkim, dënim dhe edukim të të gjithë atyre që kultivojnë këso ndjenja raciste kundrejt shqiptarëve dhe të gjitha bashkësive të tjera etnike në vend.

“Gjithashtu për Lëvizjen BESA është për të ardhur keq që edhe, përkundër sloganit ‘Jetë për të gjithë’, me të cilin u ndërrua pushteti, akoma krijohet ‘art’ dhe mbështeten ‘vepra artistike’, që përmbajnë kaq gjuhë të urrejtjes. Ne druajmë se këso shembuj ka plot, por që ne nuk mund të rrimë me llupë në dorë për t’i zbuluar. E vërteta është mendësia e pashëruar rasciste”, vlerëson Lëvizja BESA.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat