Gjykata vendosi që Lëvizja Besa të mbetet në duar të Bilall Kasamit

Maqedonia

Gjykata vendosi që Lëvizja Besa të mbetet në duar të Bilall Kasamit

Më: 3 prill 2018 Në ora: 15:02
Pamje nga konferenca

Përmes një Konference për shtyp, Bilall Kasami, kryetar i njërit grup të Lëvizjes Besa, bëri të ditur se Gjykata Themelore Shkupi 2 ka vendosur që legjitimiteti i kësaj partie të mbetet në duar të grupit të Kasamit.

Sipas tij, Gjykata me këtë vendim e ka refuzuar kërkesën e grupit tjetër që të jenë trashëgues të kësaj partie politike, e përçarë pas zgjedhjeve lokale, ku kjo parti mori vetëm një komunë, edhe atë në koalicion me Aleancën për Shqiptarët.

Njiherit Bilall Kasami ka kërkuar që të rikthehen të gjithë ata, siç thotë, të manipuluar nga individë të caktuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat