Katrougalos: Topi është në anën e Maqedonisë për zgjidhjen e çështjes së emrit

Maqedonia

Katrougalos: Topi është në anën e Maqedonisë për zgjidhjen e çështjes së emrit

Më: 4 prill 2018 Në ora: 14:34
Shefi alternativ i diplomacisë greke, Georgios Katrougalos

Shefi alternativ i diplomacisë greke, Georgios Katrougalos vazhdon të mbetet një optimist i moderuar në lidhje me zgjidhjen e çështjes së emrit të Maqedonisë.

Në intervistën e tij për “Sky”, ai thotë se topi është në anën e Maqedonisë, pasi që Greqisë nuk i shpejtohet për të gjetur zgjidhje, e as që ka trysni dhe nevojë për një proces të përshpejtuar.

Katrougalos shprehet se ndryshimi i Kushtetutës është pjesë e zgjidhjes, dhe se nuk mund të ketë zgjidhje pa këtë ndryshim, çështje që pala maqedonase, sipas tij, ka tjetër mendim.

Katrougalos thekson se dëshirojnë që të gjitha çështjet të zgjidhen përmes një marrëveshjeje ndërkombëtare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat