Ligjet për gjykatat dhe Këshillin gjyqësor javën e ardhshme para deputetëve

Maqedonia

Ligjet për gjykatat dhe Këshillin gjyqësor javën e ardhshme para deputetëve

Më: 5 prill 2018 Në ora: 10:03
Ilustrim

Këshilli për ndjekje të implementimit të Strategjisë për reforma të sektorit të jurisprudencës, në mbledhjen e vet të dytë të mbajtur dje pasdite, i shqyrtoi vendimet e propozuara ligjore për gjykatat dhe për Këshillin gjyqësor, kumtoi shërbimi qeveritar për shtyp.

Zëvendësministri i Drejtësisë, Oliver Ristevski, sqaroi se tashmë të mërkurën, pas festave, deputetët në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë do të diskutojnë rreth ndryshimeve të propozuara. Anëtarët e Këshillit në diskutime theksin e vendosën në dispozitat e propozuara ligjore të cilat kanë të bëjnë me përgjegjësinë e gjykatave, si dhe të neneve të propozuara në Propozim ligjin të cilat kanë të bëjnë me mbrojtjen e tyre, ndërkaq me qëllim që të arrihet pavarësi sa mëe  madhe e gjyqësisë dhe kthim i dinjitetit të gjykatave.

Angazhimet e anëtarëve të Këshillit për reforma janë në pajtim me raportin e Pribesë, ndërkaq në të cilin sugjerohet që gjykatësit të vlerësohen kryesisht në bazë të aktvenimeve të sjellura. Anëtarët e Këshillit patën vërejtje të caktuara edhe për Propozim-ligjin për Këshillin gjyqësor në Republikën e Maqedonisë.

Në mbledhjen e Këshillit për ndjekje të implementimit të Strategjisë për reforma të sektorit të jurisprudencës, morën pjesë edhe përfaqësues të OSBE-së të cilët paralajmëruan praninë dhe mbështetjen e tyre të rergullt edhe në periudhën e ardhshme, informoi shërbimi i Qeverisë për shtyp.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat