Dënimi me vetëm 6 vjet për Iliqin, Kadriu: Apeli, të kthejë lëndën në rigjykim

Maqedonia

Dënimi me vetëm 6 vjet për Iliqin, Kadriu: Apeli, të kthejë lëndën në rigjykim

Më: 6 prill 2018 Në ora: 16:30
Epkserti juridik Bekim Kadriu

Vendimin për të dënuar me 6 vite burg, Boban Iliqin, vrasësin e 4 vjeçarit Almir Aliu, epkserti juridik Bekim Kadriu e vlerëson si vendim të padrejtë dhe skandaloz. Kadriu thekson se gjykata ka bërë shkelje të procedurave si në rikualifikimin e lëndës, por edhe për faktin që ekspertizën e kanë kryer persona të palicencuar. Sipas tij këto janë shkelje të rënda të procedurës të cilat lehtë mund ti dallojë gjithsecili.

"Këto janë shkelje të lënda të procedurës, që i sheh çdo qytetar i thjeshtë, nuk duhet të jeni jurist që të kuptoni se ka shkelje të procedurës. Pra në aspektin e rastit konkret bëhet fjalë për një rast që ka pasur shkelje të procedurës, sidomos në aspektin e kualifikimit të veprës, që cenon edhe parimin e legalitetit që personi të përgjigjet për atë vepër penale të cilën realëisht e ka kryer e jo të përgjigjet për vepër më të lehtë penale", tha për MTV2, eksperti juridik, Bekim Kadriu.  

Kadriu thekson se tani avokatëve të familjes Aliu u mbetet që të dorëzojnë ankesë deri te Gjykata e Apelit, ndërsa Gjykata e Apelit në bazë të dëshmive për shkjelje të procedurës do të duhet që veprën të kthejë në rigjykim.

“Shpresoj që në procedure përpara Gjykatës së Apelit, pra në shkallë të dytë kur do të shkoj lënda në bazë të ankesës, Gjykata e Apelit të vendosë kthim të rastit në Gjykatën Themelore që Gjykatës Themelore ti japë instruksione që ti menjanojë këto shkelje të procedures që janë bërë në shkallën e parë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat