Me paga e pa punë e obligime, qeveria bën shpërndarjen e administratorëve

Maqedonia

Me paga e pa punë e obligime, qeveria bën shpërndarjen e administratorëve

Më: 6 prill 2018 Në ora: 22:59
Ilustrim

Ka nisur shpërndarja dhe nënshkrimi i vendimeve me të cilin një pjesë e administratorëve ndahen në vendet e punës, para dhjetë ditë ishte publikuar plani për ndarjen e vendeve të punës për 958 nga gjithësejt 1600 administratorë. Nga qeveria thonë se ende nuk kanë numër të caktuar të të punësuarve që kanë pranuar punën e dhënë.

"Procesi i nënshkrimit të deklaratave për pajtueshmëi është në vijim, për momentin nuk mund të tregojmë numër konkret për atë se sa kanë refuzuar se sa jo, por besojmë dhe presim se gjithë do të nënshkruajnë dhe do të shpërndahen në vendet e punës në institucionet shtetërore", ka thënë kështu zëdhënësi i qeverisë Muhamet Hoxha.

Më herët ministri i administratës dhe shoqërisë informative Damjan Mancevski tha se të punësuave ju është dhënë një mundësi për të refuzuar ndonjë vend pune.

"Do ju jepet oferta e duhur por nuk do të thotë se me cdo cmim duhet të pranojnë, në këtë rast do të vendosen në listën për transfer, aty do të mund të fitojnë ofertë tjetër për ndonjë institucion tjetër", ka thënë ministri Mancevski.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat