Nga nesër kuvendi me agjendë intensive

Maqedonia

Nga nesër kuvendi me agjendë intensive

Më: 9 prill 2018 Në ora: 16:05
Kuvendi e Republikës së Maqedonisë,

Pas festës së Pashkëve, deputetët do të duhet të realizojnë hapat përfundimtare përpara shpalljes së Raportit të Progresit nga KE më 17 prill.

Nga nesër intensifikohet agjenda si në planin e brendshëm po ashtu edhe në planin e jashtëm, me qëllim që të marrim raport pozitiv i cili do të përfshinte rekomandimin për të filluar negociatat për anëtarësim në BE.

Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, për nesër janë planifikuar katër seanca parlamentare me pikat e mbetura në rend dite dhe disa seanca komisioni, ku në rend dite janë ligjet reformuese.

Në seancën e 34-të është ligji për gjykatat, në seancën e 35-të janë ndryshimet në Ligjin për Prokurorinë Publike dhe Ligjin mbi Procedurën Penale.
Pritet që ditën e enjte ose ndoshta të premten të caktohet një seancë tjetër parlamentare në të cilën do të diskutohet për pakon e ligjeve për përgjimin e komunikimeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat