MASH, nxënësi që përdor gjuhë të urrejtjes do të sanksionohet!

Maqedonia

MASH, nxënësi që përdor gjuhë të urrejtjes do të sanksionohet!

Më: 10 prill 2018 Në ora: 15:12
Renata Deskoska

Zvogëlimi i fondit javor të orëve dhe i numrit të nxënësve në paralele, evoluimi i jashtëm për renditjen e shkollave fillore, kufizimi i kompetencave të drejtorëve, gjegjësisht ndërmarrja e tyre nga Këshilli i arsimtarëve, Këshilli i prindërve, fëmijët e të cilëve përdorin gjuhën e urrejtjes, mundësitë për progres të nxënësve të talentuar – janë mes ndryshimeve të planifikuara të Ligjit për arsim fillor. Ministria e Arsimit dhe Shkencës sot e publikoi propozimin e debatit publik, ndërsa në konferencë shtypi e kumtoi ministrja Renata Deskoska.

Komente dhe opinione MASH pret në afat prej një muaji dhe ato që do të pranohen do të hyjnë në version të ri të ligjit, e cila do të dërgohet në Kuvend. Qëllimi është që ai të miratohet para fillimit të vitit të ri shkollor.

Në ligj është vërtetuar numri maksimal i orëve i nxënësve që nuk do të tejkalojë 20 orë mësimi për nxënësit nga klasa e parë deri në të tretën, 25 orë për nxënësit nga klasa e katërt deri në të gjashtën dhe më së shumti 30 orë mësimi në javë për nxënësit nga klasa e shtatë deri në nëntën. Zvogëlohet fondi javor i orëve mësimore për arsimtarët kujdestarë – nga 18 deri në 23 orë mësimi, në të cilat hyn edhe koha për pranim të organizuar të nxënësve para dhe pas mësimit.

Arsimtarë e lëndëve, të cilët nuk ka mjaft orë mund të angazhohen në mbajtje të bazës së integruar të të dhënave, mbajtje e ueb-faqes, e-ditari i shkollës dhe detyrime tjera të ndërlidhura me punë kompjuterike në shkollë, për të cilat do të marrin tre, gjashtë ose tetë orë në fondin e orëve varësisht nga numri i nxënësve.

Më nuk do të ketë mësime të shtunave. Numri i ditëve mësimore nuk do të jetë i caktuar fiks, me qëllim të evitohet përpunimi i orëve të shtunave, për të cilat, tha Deskoska, është treguar se nuk janë ditë efektive për mësim. Me këtë ligj propozohet që mësimi në vitin shkollor të realizohet nga 175 deri 180 ditë mësimore, që do të vërtetohet me Kalendar të mësimit që do ta aprovojë Ministria.

Deskoska kumtoi se me ndryshimet është paraparë që Këshilli i mësimdhënësve të ketë kompetencë për të dhënë mendim për orarin e orëve midis mësimdhënësve, ndërsa Byroja për zhvillim të arsimit në ueb faqen e saj do të ketë për obligim të publikojë forma të planeve dhe përgatitje për mësimin për të gjitha lëndët, të cilat mësimdhënësit mund t’i shfrytëzojnë për përgatitjen e mësimit.

Sipas propozimit, numri i nxënësve në një paralele mund të lëviz prej 20 deri në 30 nxënës. Tendenca është që ai numër të jetë deri në 24 maksimum, që për disa shkolla të stërngarkuara në Shkup do të jetë rëndë e realizueshme sepse nuk kanë mundësi për hapësirë për klasa më të vogla se 30 nxënës.

Konfirmohet edhe numri i nxënësve me nevoja të veçanta arsimore në shkollat komunale, që nuk mund të jetë më shumë se dy nxënës në një klasë. Për këto nxënës do të ketë edhe shërbime mobile të përbëra nga persona profesionistë, ndërsa shkolla do të sigurojë edhe asistentë personal të cilët do të paguhen nga buxheti i shtetit. Për nxënësit të cilët janë në mjekim shtëpiak ose në spital më gjatë se tre javë, vendoset mundësi për organizimin dhe realizimin e arsimit bazë në kushte shëndetësore dhe vendore.

Që të pengohet dhuna dhe paraqitjet tjera devijuese, shkollat do të obligohen të zbatojnë programe për mbrojtje nga dhuna, keqpërdorimi dhe mospërfillje, programe për parandalimin e diskriminimit dhe programe për parandalimin e formave tjera të sjelljes devijuese. Përderisa nxënësi shfrytëzon gjuhë të urrejtjes, prindi i tij, gjegjësisht kujdestari, drejtohet në këshillim. Nxënësit e talentuar, megjithatë, do të kenë mundësi për mësim sipas planit avancues arsimor, i cili mundëson që zhvillimi dhe avancimi i tyre të zhvillohet sipas aftësive dhe interesave të tyre.

Vendoset edhe obligim për orientim profesional të nxënësve nga arsimi fillor me ç’rast shkolla në bashkëpunim me institucionet për orientim profesional do t’u ndihmojë prindërve dhe nxënësve gjatë përzgjedhjes së shkollës së mesme dhe profesionit.

Evaluimi i jashtëm i shkollave do të jetë bazë për rangimin e tyre dhe do ta zbatojë Qendra Shtetërore e Provimeve. Në këtë rast do të vlerësohen pjesëmarrja dhe arritjet  në garat shtetërore ndërkombëtare. Të punësuarit në shkollat të ranguara më mirë do të marrin shtesë në paga në vlerë prej 30 për qind në 12 muajt e ardhshëm.

Cilësia e ushqimit dhe racioneve për nxënësit do t’i vërtetojë Instituti dhe qendrat për shëndet publik në Republikën e Maqedonisë, ndërsa Këshilli i prindërve mund të kërkojë mbikëqyrje të jashtëzakonshme inspektuese nëse racionet shkollore janë në pajtim me standardet e ushqimit.

Ministrja Deskoska pret që me risitë në Ligjin të motivohen edhe mësimdhënësit, edhe nxënësit sepse ndryshimet, tha, janë në interes të tyre. Theksoi se për zbatimin e tyre nuk nevojiten ngarkesa financiare, por dëshirë dhe vullnet për zgjidhjen e problemeve në procesin edukativo-arsimor.

“Ligji do të mundësojë qasje më të relaksuar të mësimdhënësve dhe të nxënësve në proces. Do të pamundësojë abuzim nga drejtorët sepse të drejta të caktuara tashmë do të jenë të garantuara në ligjin dhe diskrecioni i drejtorëve do të bjerë në atë pjesë. Në ligj nuk ka masa do të cilat do të thonë mbulim të veçantë buxhetir. Disa punë janë falas, vetëm duhet të keni vullnet t’i bëni. Çështja është në sensin për problemet me të cilat po ballafaqohen mësimdhënësit dhe nxënësit në procesin arsimor dhe dëshirën që ata të zgjidhen”, theksoi ministrja Deskoska. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat