VMRO-DPMNE: Cunami i përbërë prej Zaev-Tevdovski-Angjushev, e shkatërroi ekonominë

Maqedonia

VMRO-DPMNE: Cunami i përbërë prej Zaev-Tevdovski-Angjushev, e shkatërroi ekonominë

Më: 11 prill 2018 Në ora: 10:02
Ilustrim

LSDM e ka robëruar shtetin. Republika e Maqedonisë po ngecë edhe në planin politik edhe në atë ekonomik. Qytetarët tanimë në shpinë të tyre po e ndjejnë mosaftësinë e Zaevit për të qeverisur, kumtojnë sot nga VMRO-DPMNE. 

Nga kjo parti thonë se korupsioni po lulëzon, ekonomia fundoset, projekte kapitale nuk ka, ndërsa organet gjyqësore punojnë kryesisht nën diktat të Zoran Zaevit. 

"Politika katastrofale të cunamit ekonomik Zaev-Tevdovski-Angjushef që e betonuan ekonominë maqedonase në fund të Europës me 0% rritje. LSDM për 10 muaj e futi në borxh shtetin për 1.6 miliard euro, ndërsa qytetarët nuk panë asnjë projekt. Derisa të gjithë indikatorët ekonomik shënojnë rënie, rritet korupsioni. Sipas indeksit të korupsionit të "Transparency International", Republika e Maqedonisë është e fundit në rajon dhe ndodhet në vendin e 107 në shoqërim me vende si Tanzanija, Zambija dhe Timor. Plani 3-6-9 përjetoi fijasko totale", thuhet mes tjerash në komunikatën e sotme të VMRO-DPMNE-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat