Shuto Orizarë, pacienti rrahë motrën medicinale përshkak rezultateve të kontrolleve

Maqedonia

Shuto Orizarë, pacienti rrahë motrën medicinale përshkak rezultateve të kontrolleve

Më: 11 prill 2018 Në ora: 16:51

Një motër medicinale dje është sulmuar fizikisht në ambulancën "Shuto Orizari" pas rezultateve të kontrollit.

Nga MPB informojnë se dje rreth orës 12:30 është denoncuar se në rrugën "Indira Gandi" në korridorin e ambulancës "Shuto Orizari" motra medicinale N.Z është sulmuar fizikisht nga P.A (33).

Paraprakisht kishte patur mosmarveshje verbale mes pacientit dhe motrës medicinale përshkak rezultateve të bijës së 33 vjeçarit. Më pas, P.A e ka goditur të punësuarën në fytyrë. Po punohet për zbardhje të plotë të rastit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat