Rrahet keq 18 vjeçari nga Haraçina gjatë një përleshje para shkollës "Boro Petrushevski" në Shkup

Maqedonia

Rrahet keq 18 vjeçari nga Haraçina gjatë një përleshje para shkollës "Boro Petrushevski" në Shkup

Më: 11 prill 2018 Në ora: 16:56

Një nxënës i shkollës së mesme është lënduar rëndë në një përleshje fizike që kishte ndodhur dje para shkollës Boro Petrushevski në Shkup.

Sipas policisë, incidenti kishte ndodhur rreth orës 12:45 kur B.S (17) nga Hasanbegu, me një mjet të rëndë ka goditur në stomak F.R (18) nga fshati Haraçinë.

I lënduari me veturë të ndihmës së shpejtë është transportuar në klinikën "Nënë Tereza". Po ndërmeren masa për zbardhje të plotë të rastit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat