Dramë në Vrapçishtë, 46 vjeçari rrahë dhunshëm nënën dhe motrën e tij

Maqedonia

Dramë në Vrapçishtë, 46 vjeçari rrahë dhunshëm nënën dhe motrën e tij

Më: 11 prill 2018 Në ora: 16:59

46 vjeçari nga fshati Vrapçishte i Gostivarit është privuar nga liria përshkak dyshimeve se ka kryer dhunë familjare mbi nënën dhe motrën e tij.

Sipas SPB Tetovë, 72 vjeçarja S.R nga po i njejti fshat, dje ka denoncuar dhunë familjare nga djali i saj 46 vjeçar R.R, dhunë e cila kishte ndodhur më datën 7 të këtij muaji.

Sipas saj, atë ditë rreth orës 15 tek ta kishte ardhur mysafir vajza e saj 41 vjeçarja F.S, menjëherë kishin nicur përleshjet verbale mes motrës dhe vëllaut R.R. Gjatë përleshjes verbale, vëllau i madh kishte filluar ta godasë motrën dhe i ka kërkuar të zhduket nga shtëpia.

Më pas është kyçur edhe e ëma që të qetësojë situatën mirëpo edhe ajo ishte goditur me disa grushte në kokë, duar dhe shpinë, duke i shkaktuar lëndime të dukshme trupore.

R.R atë moment kishte dalë nga shtëpia ndërsa viktimat ishin strehuar përkohësisht tek fqinjët.Nga SPB Tetovë informojnë se 46 vjeçari R.R tani më është privuar nga liria dhe është mbajtur në stacionin policor në Gostivar derisa të zbardhet i gjithë rasti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat