Lepaja: Faktori politik shqiptar në Maqedoni, duhet të rreshtohet me proceset eurointegruese

Maqedonia

Lepaja: Faktori politik shqiptar në Maqedoni, duhet të rreshtohet me proceset eurointegruese

Më: 11 prill 2018 Në ora: 17:08
Fadil Lepaja analist politik nga Kosova

Mendoj se faktori politik shqiptar në Maqedoni, duhet të rreshtohet me proceset eurointegruese, kështu vlerëson analisti politik Fadil Lepaja, duke folur për mundësinë e përfshirjes së gjithë partive shqiptare në koalicionin qeveritar me qëllim të shtytjes përpara të proceseve euro-atlantike. 

"Mendoj se faktori politik shqiptar në Maqedoni, duhet të rreshtohet me proceset eurointegruese , dhe proceseve të brendshme që qojnë në demokratizimin e mëtejm të vendit dhe në afirmimin e komunitetit shqiptar në Maqedoni, si njëra nga dy shtyllate shtetit", thotë  Fadil Lepaja, analist.

Sipas tij, në momente vendimtare kur, është në pyetje orientimi properëndimor i këtij vendi, mendoj se shqiptarët në Maqedoni nuk duhet të bijnë pre e lojërave përqarëse dhe dezorientuese qoftë të  fuqive  antieuropiane, qofshin ato të brendshme apo të jashtme. 

"Kush arrinë të dalë mbi interesat e ngushta dhe nga gracka lindore e ëMRO-dhe grupimeve tjera, mendoj se do të përcaktoj të ardhmen  euro-atlantike të shqiptarëve, jo vetëm në Maqedoni", nënvizon Lepaja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat