Këto janë dokumentet e djegura në Ministrinë e drejtësisë

Maqedonia

Këto janë dokumentet e djegura në Ministrinë e drejtësisë

Më: 11 prill 2018 Në ora: 21:52
Ministria e Drejtesise ne Maqedoni

Katër zyra janë shkrumbuar, kurse edhe disa tjera janë përfshirë në zjarrin e mbrëmshëm në Ministrinë e drejtësisë. Zjarri e ka përfshirë edhe njërën ndër zyrat më të rëndësishme në këtë ministri.

Burime në këtë Ministri kanë thënë se janë djegur dokumente në arkivin e Sektorit për Ndihmë ndërkombëtare juridike. Në atë arkiv ka qenë e vendosur edhe dokumentacioni dhe shkëmbimi i komunikimit me Greqinë për ekstradimin e ish agjentëve sekretë Goran Gruevski dhe Nikolla Boshkovski, të akuzuar nga Prokuroria Speciale Publike për shkak të përgjimit dhe shkatërrimit të pajisjeve të DSK-së.

Nga Ministria e drejtësisë thonë se nuk ka vend për panik, sepse edhe nëse janë djegur ato dokumente, megjithatë ekzistojnë në formë elektronike në sistemin kompjuterik të ministrisë.

Është hera e dytë që digjet kjo ndërtesë, por herën e parë zjarri kishte përfshirë vetëm fasadën e sapo vendosur në sitilin barok.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat