Kërkohet vizion për “Malin Sharr” në Maqedoni

Maqedonia

Kërkohet vizion për “Malin Sharr” në Maqedoni

Më: 12 prill 2018 Në ora: 16:35
Mali Sharr

Platforma “Shokët e Malit Sharr” dhe Shoqëria ekologjike e Maqedonisë, lobistët për shndërrimin e Malit Sharr në Park Kombëtar, me disa takime radhazi do të mbledhin informata për të mbledhur dokumente në emër të projektit “Vizion i përbashkët për Malin Sharr”, si dhe të formojnë një trup këshillues, e cila do të ketë rëndësi të madhe për mbrojtjen dhe zhvillimin e natyrës.

“Seria e debateve për të ardhmen e Malit Sharr kanë filluar në muajin mars nga qyteti i Gostivarit. Pastaj do të vazhdojnë në komunën e Jegunovcës, Tetovës, Vrapçishtit, Tearcës dhe Bogovinës”, deklaroi Frosina Pandurska-Dramiqanin nga Shoqëria ekologjike e Maqedonisë.

“Qëllimi është që të shikohen qëndrimet se kush më konkretisht do të kyçet në trupin këshillues për Malin Sharr. Ku do të ketë për qëllim alarmimin, këshillimin dhe të japim informata nga institucionet më të ulëta çka janë përgjegjës për udhëheqjen me resurset e Malit Sharr dhe për në fund lobimin për ta bërë Malin Sharr Park Kombëtar”, deklaroi Frosina Pandurska-Dramiqanin. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat