Shkup, për tre muaj qentë endacak kanë kafshuar 123 qytetarë

Maqedonia

Shkup, për tre muaj qentë endacak kanë kafshuar 123 qytetarë

Më: 12 prill 2018 Në ora: 22:49
Foto ilustrim

Shkupi vlon nga qentë endacak. Dukuri e përditshme është sulmi dhe kafshimi i qytetarëve nga qentë endacak. Prej fillimit të vitit deri pardje (e martë), vetëm në kryeqytet janë regjistruar mbi 120 raste të kafshimit nga qentë. Këto shifra alarmante për Gazetën Koha, i ka zbuluar zëdhënësja e Sektorit për Punë të Brendshme në Shkup, Liza Bendevska.

“Prej 1 janarit të vitit 2018 deri më 10 prill të vitit 2018, në Ministrinë e punëve të brendshme janë paraqitur gjithsej 123 raste të sulmeve nga qentë endacak nëpër territorin e Shkupit. Raste më të shpeshta janë vërejtur në Aerodrom dhe Qendër”, tha Bendevska.

Bazuar në shifrat alarmante, Qyteti i Shkupit po bën përpjekje për të gjetur zgjidhje afatgjate për problemin me qentë endacak në vend, deklaroi zëdhënësi i Qytetit të Shkupit Valon Salihu.

“Qyteti i Shkupit e ka përgjegjësinë e rregullimit të problemit me qentë endacak dhe aktivisht po mundohet të gjejë një zgjedhje afatgjate. Ky problem është trashëguar pasiqë deri tani asnjëherë nuk është menduar të gjehet një zgjidhje sistematike. Fatkeqësisht kjo mos kujdesje ka kontribuar që tani të përballemi me problemet me kafshimet e qenve endacak. Sa i përket dëmshpërblimit të të dëmtuarve, mënyrën e dëmshpërblimit ose lartësinë e vlerës për dëmshpërblim e cakton gjyqi e jo Qyteti i Shkupit”, informoi Salihu.

Qyteti i Shkupit dhe “Higjiena komunale” u paguajnë dëmshpërblim qytetarëve që janë kafshuar nga qentë endacakë dhe të cilët pastaj kanë paditur në gjykatë dhe kanë marrë kompensim të dëmit. Kundër Qytetit të Shkupit gjatë dy viteve të kaluara në bazë të kompensimit të dëmit për shkak të kafshimit nga qeni, janë parashtruar 69 padi. Paditë janë bazuar në nenin 10 nga Ligji për Qytetin e Shkupit dhe nenit 28 nga Ligji për mbrojtje dhe mirëqenie të kafshëve.

Vlera e kompensimeve të dëmeve, e konfirmuar në procedurë gjyqësore, lëviz mes 60.000 dhe 180.000 denarë, varësisht nga mosha, shkalla e lëndimeve, pasojat nga lëndimet e shkaktuara te i dëmtuari nga qentë endacakë. Nëse rasti vjen deri në gjykatë, praktika tregon se qytetari për dhimbjet fizike mund të marrë dëmshpërblim 35.000 denarë, për frikën 30.000 denarë, për dhimbjet shpirtërore 20.000 denarë dhe për shëmtim prej 5.000 denarë, apo kjo shumë gjithsej kap vlerën prej 90.000 denarë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat