Gjyqi për vrasjen e tre policëve në Haraçinë, në vitin 2000, mori fund, të akuzuarit u liruan

Maqedonia

Gjyqi për vrasjen e tre policëve në Haraçinë, në vitin 2000, mori fund, të akuzuarit u liruan

Më: 13 prill 2018 Në ora: 11:12
Foto jashte gjykates

Gjykata Penale e Shkupit ka marrë vendim lirues për personat Lirim Dinarica, Emrulla Emrullai, Ramiz Asani, Muçë Bajrami, të gjithë këta të akuzuar për vrasjen e tre policëve në Haraçinë, në janar të vitit 2000.

Të liruar janë edhe bashkim dhe Agim Asani, që tashmë nuk janë gjallë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Procesi gjyqësor për vrasjen e policëve Kiril Petrushevski, Aco Angellovski dhe Eroll Gotak zgjati plotë 18 vite.

Pas lirimit të tij, i akuzuari Lirim Dinarica tha se kanë patur 100 dëshmitarë që kanë bërë me dije se ata nuk kanë patur asnjë lidhje me akuzën e ngarkuar. Ai thotë se kanë kaluar 18 vite torturë e maltretime nëpër gjykata, dhe kjo është për keqardhje pasi që në burgje në Maqedoni futen njerëz të pafajshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat