Osmani do ta prezantojë statusin e implementimit të Planit 3-6-9

Maqedonia

Osmani do ta prezantojë statusin e implementimit të Planit 3-6-9

Më: 13 prill 2018 Në ora: 11:26
Bujar Osmani

 Zëvendëskryeministri i Çështjeve Evropiane Bujar Osmani  sot do ta prezantojë statusin e implementimit të Planit 3-6-9. Prezantimi është në prag të publikimit të Raportit të KE-së për përparimin e Maqedonisë në rrugën eurointegruese  më 17 prill. 

Përparimi në implementimin e Planit 3-6-9 Osmani mbrëmë në Bruksel e prezantoi para përfaqësueses së lartë të BE-së të Punëve të Jashtme dhe Politikës së Sigurisë Federika Mogerini.  

Osmani nga Brukseli, ku takua edhe me drejtoreshën e departamentit për Ballkanin Perëndimor në Drejtorinë për Zgjerim Genoveve Ruiz Kalavera, me euro – deputetin holandez Hans Van Baalen, si dhe me Pjotër Serafin, shef i kabinetit të presidentit të Këshillit Evropian, Donald Tusk, i cili porositi se Maqedonia do të vazhdojë me reformat edhe pas Raportit të KE-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat