Çfarë do ta këshillon Boshkovski, kryeministrin Zaev për investime të huaja?

Maqedonia

Çfarë do ta këshillon Boshkovski, kryeministrin Zaev për investime të huaja?

Më: 13 prill 2018 Në ora: 14:06

Kryeministri Zoran Zaev, së fundmi, ka emërëuar këshilltarë personal për investime të huaja ish-ministrin e Bredshëm të Maqedonisë, Lube Boshkovski, i cili ka qenë edhe i akuzuar nga Tribunali i Hagës për krime lufte gjatë konfliktit të armatosur në vititn 2001, midis forcave shtetërore të Maqedonisë dhe ish-Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare.

Analisti politik, Nijazi Muhamedi thotë se këshilltarët e Zaevit  janë poste korrupsioni moral dhe "intelektual", një shpërblim korruptiv politik që është duke e bërë jo vetëm me Lube Boshkovskin, një injorant me brirë për "resorin këshilldhënës" që  ia ka caktuar dhe me këtë Zaev e devalvon shumë sheshit konceptin e qeverisjes së tij që e trumbëton.

"Këshilltarët e Zaevit  janë poste korrupsioni moral dhe "intelektual", një shpërblim korruptiv politik që është duke e bërë jo vetëm me Lube Boshkovskin,një injorant me brire për "resorin këshilldhënës"që  ia ka caktuar dhe më këtë Zaev e devalvon shumë sheshit konceptin e qeverisjes së tij që e trumbeton. Po Boshkovski aty nuk është i vetmi injorant në post këshilltari, ka edhe të tjerë  nga ana shqiptare të këtij kallepi. Dhe, merre me mend tash se sa besim mund të kemi tek një qeveri që e ka qitur fjalën se është "reformuese", tek bën veprime që deklasojnë atë koncept në mënyrë injorante", thotë Nijazi Muhamedi, analist politik.

Nga ana tjetër, analisti Berat Azizi thekson se emërimi i Lube Boshkovskit si këshilltar për çështje ekonomike  nga ana e Zaevit nuk është asgjë më shumë vetëm se një plotësim i dëshirës së Boshkovski apo edhe një shpërblim për mbështetjen që i ka dhënë në fushatën elektorale.  

"Emërimi i Lube Boshkovskit si këshilltar për çështje ekonomike  nga ana e Zaevit nuk është asgjë më shumë vetëm se një plotësim i dëshirës së Boshkovski apo edhe një shpërblim për mbështetjen që i ka dhënë në fushatën elektorale.  Unë mendoj se Zaev nuk ka çfarë të mësojë nga një figurë siç është Boshkovski, i cili  jo vetëm që nuk ka të bëjë me ekonominë  por ka qenë i akuzuar  dhe i dënuar për ryshfet. Pavarësisht  se ka qenë rast i montuar apo jo ai më parë ka qenë i dënuar  të bën të dyshosh se emërimi i tij si këshilltar ekonomik nuk ka të bëjë  me çështjet ekonomike", thekson  Berat Azizi, analist.  

Sipas tij, Zaevi jo vetëm që nuk do të ketë se çfarë të mësojë nga ai, por do ta humbas besimin tek një pjesë e sipërmarrësve dhe biznesmenëve të cilët  shpresonin për një klimë më të mirë ekonomike.  

"Sa besim mund të krijojë një ish ministër i punëve të brendshme tek investitorët  e huaj aq më tepër një ish ministër i akuzuar edhe nga Gjykatat Ndërkombëtare për Krime Lufte e Hagës.  Sipas mendimit tim investitorët e huaj fillimisht kërkojnë një klimë të favorshme biznesi, një siguri politike në vendin ku investojnë, një njeri i cili do tu ofrojë të gjitha  kushtet dhe që ka një kredibilitet jo vetëm në vendin  e tij por edhe në vendet e huaja karakteristika këto të cilat nuk i ka Lube Boshkovski", vlerëson Azizi. 

Sipas mendimit tim, shprehet mëtej Azizi, kryeministri Zaev, ka bërë një gabim trashanik me emërimin e Boshkovskit për këshilltar dhe ky emërim do të ketë pasoja negative. 

"Këshilltari ekonomik duhet të jetë n jë biznesmen i suksesshëm i cili ka shtrirë biznesin e tij edhe jashtë vendit dhe ai e ka shumë të lehtë që të sjell investitor të huaj në Maqedoni.  Kjo i ngjan një ndeshje ku për trajner të një skuadre futbolli emëron një basketbollist dhe paraprakisht rezultati dihet", nënvizon Berat Azizi, analist.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat