Emri, kornizë kohore për ndryshimet kushtetuese!

Maqedonia

Emri, kornizë kohore për ndryshimet kushtetuese!

Më: 13 prill 2018 Në ora: 15:51
Pamje nga takimi

Zbulohen disa detaje nga kornizën kohore që dje e diskutuan ministrat e jashtëm të Maqedonisë e Greqisë në Ohër. Sipas televizionit grek, Antena korniza kohore që për herë të parë u diskutua nga Dimitrov e Kocijas, kryesisht ka të bëjnë me hapat që duhet t’i bëjë Shkupi nëse arrihet marrëveshje eventuale për emrin.

Televizioni grek Antena

    Kur dhe si do ta ndryshojë Kushtetutën

    Kur dhe si do të kalojë Marrëveshja në Kuvend

    Kur kjo marrëveshje do të dorëzohet në OKB

Sipas televizionit grek Antena, që të realizohet e gjithë kjo, sipas të gjitha informatave, do të kalojnë mbi 6 muaj. Këshilltari i kryeministrit Zoran Zaev, Ismet Ramadani vlerëson se korniza kohore paralajmëron se negociatat janë kah fundi. Në emisionin e mbrëmshëm “Rruga drejt…” ai u shpreh optimist se çështja mund të zgjidhet në qershor.

"Deri në qershor nuk jam i sigurt, por mendoj se brenda muajit qershor mund edhe të zgjidhet. (2:55-3:35) Zakonisht korniza kohore bëhet për probleme që janë kah fundi i zgjidhjes. Dhe unë besoj se sikur janë zhvilluar deri tani bisedimet, ky vullnet i mirë nga dy palët, këtu po e abstrahojmë për një moment opozitën greke dhe tonën dhe kjo përkrahje e madhe nga faktori ndërkombëtar jep shpresë se çështja e emrit do të zgjidhet", tha këshilltari i kryeministrit Ismet Ramadani.

Nga ana tjetër kreu i opozitës greke ka përsëritur qëndrimin se ndryshimi i Kushtetutës, çrrënjosja e irredentizmit dhe çështjet rreth identitetit janë parakushte për arritjen e marrëveshjes.

"Qartë e kam parashtruar kornizën për një marrëveshje të mundshme. Ka të bëjë me ndryshimin kushtetues, zgjidhja e çështjes së irredentizmit dhe identitetit nacional, si parakushte që të ekzistojë një marrëveshje dhe të fillojë procesi integrues i Shkupit në institucionet euro-atlantike. Ky është qëndrimi im, që është shumë i qartë", deklaroi Kyriakos Micotakis, Demokracia e Re.

Pas negociatave të djeshme, Dimitrov e Kocijas deklaruan se disa dallime rreth emrit janë tejkaluar por se kanë mbetur çështjet më të vështira për t’u zgjidhur. Raundi i ardhshëm i negociatave mes ministrave është caktuar për më 3 dhe 4 maj në Selanik.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat