Rritet çmimi i cigareve

Maqedonia

Rritet çmimi i cigareve

Më: 13 prill 2018 Në ora: 18:21

Në tregjet në Maqedoni janë rritur çmimet e një pjese të cigareve. Sipas informacionit nëse dëshironi të blini një kuti Marlboro, nga sot ju duhet të paguani 10 denarë më shumë.

Pothuajse çdo vit, periudha mars-prill është e njohur për rritjet e para të çmimeve të cigareve, si një parapërgatitje për rritjen e akcizës që ndodh çdo vit më 1 korrik.

Ligji për akcizat për cigaret dhe produktet e duhanit parashikon rritje të çmimit të cigareve çdo vit për të paktën 4 denarë deri në vitin 2023. Kjo do të thotë që me një ritëm të tillë, markat e caktuara të cigareve mund të shiten deri në 200 denarë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat