BDI akuzon Aleancën për Shqiptarët për dhunën ndaj profesorëve në Gostivar

Maqedonia

BDI akuzon Aleancën për Shqiptarët për dhunën ndaj profesorëve në Gostivar

Më: 14 prill 2018 Në ora: 13:52
BDI

Për rrahjen e djeshme të profesorëve të gjimnazit të Gostivarit, ka reaguar edhe partia shqiptare në pushtet – BDI. Nga kjo parti thonë se sulmi është kryer nga aktivistë të Aleancës për Shqiptarët.

“Dje në orët e pasditës ish drejtori i Gjimnazit të Gostivarit i emëruar në mënyrë joligjore nga Arben Taravari, Driton Imeri i shoqëruar nga kolegu i tij, Bejtulla Kamberi në mënyrë banditeskte kanë sulmuar fizikisht drejtorin, Xhezi Kamberi. Për kundër faktit që Imeri është në pushim mjekësor, qëllimisht ka shkuar në objektet e shkollës për të shkaktuar dhunë ndaj drejtorit në orar dhe vend të punës. Dy personat në fjalë janë të punësuar si mësimdhënës në Gjimnazin e Gostivarit, dhe në asnjë mënyrë nuk duhet të sillen si uliganë në një institucion ku misioni është arsimimi dhe edukimin e gjeneratave të reje. Ngjarjet e tilla ndodhin në kohën kur Arben Taravari ka shëndërruar Komunën e Gostivarit në instrument të revanshizmit dhe dhunës politike. Për pasojë, psikologjia e dhunës psiqike po bartet edhe në institucionet të tjera, madje edhe në dhunë fizike”, thonë nga BDI.

Nga kjo parti shtojnë se e dënojnë sulmin ndaj profesorëve dhe thonë se nuk do të lejojnë që dhuna të instalohet në institucionet publike.

“Rasti është denoncuar tek organet e rendit dhe inkurajojmë organet kompetente që të zbardhin rastin dhe dhunuesit të marrin dënimin e merituar. Apelojmë tek faktori ndërkombëtar të vëzhgojnë nga afër veprimet banditeskte të Arben Taravarit dhe njerëzve të tij”, përfundojnë nga BDI.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat