Maqedonia do të marrë vlerësim pozitiv nga KE-ja

Maqedonia

Maqedonia do të marrë vlerësim pozitiv nga KE-ja

Më: 15 prill 2018 Në ora: 14:54
Bruksel

Maqedonia, më 17 prill, pritet të marrë rekomandim të pakushtëzuar për fillimin e negociatave për anëtarësim në BE. Sipas informacioneve, raporti i Progresit për Maqedoninë për këtë vit, është njëri ndër më pozitivët që do të publikohet nga Brukseli.

Në raport thuhet se dëmi që është bërë gjatë viteve të kaluara nuk mund të rregullohet brenda natës por Maqedonia e ka tejkaluar krizën e thellë dhe reformat strukturale janë proces i komplikuar që mund të zgjasë.

Për përparim të mëtejmë, të rëndësishme janë realizimi dhe thellimi i procesit për zbatimin e reformave urgjente prioritare. Megjithatë siç mëson Alsat M, ka vende anëtare që janë skeptike për progresin e Maqedonisë të theksuar në raport.

Çështjet më kritike për të gjithë vendet e Ballkanit Perëndimor , si në raportet e viteve të kaluara por edhe në raportet e këtij viti, mbeten sundimi i së drejtës, krimi i organizuar dhe korrupsioni.

KE-ja përsëri në shumë raste e përdor shprehjen “shtete të kapura” për vendet e Ballkanit Perëndimor. “Administrate publike në vendet e rajonit mbetet e dobët dhe pak ose aspak nuk ka përparim në fushën e lirisë së shprehjes.”, thuhet se qëndron më tej në raport.

Raportet bilaterale edhe më tej janë pengesa kryesore në procesin e eurointegrimeve kurse, siç raportohet, në periudhën e kaluar nuk është arritur asnjë rezultat për zgjidhjen e çështjeve të hapura mes fqinjëve.

Vlerësime pozitive, siç njofton edhe Radio Evropa e Lirë ka marrë edhe Shqipëria. Raporti për Kosovën thekson se reformat e filluara janë ngadalësuar. Për Malin e zi thuhet se ka përparim në letër por në praktikë ka ngecur kurse ngadalësim i reformave është konstatuar edhe në Bosnjë dhe Hercegovinë. Serbisë do t’i rekomandohet që në BE mund të arrihet me reforma dhe dialog.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat