Ohër, protestohet për Ligjin e gjuhëve dhe negociatat për emrin

Maqedonia

Ohër, protestohet për Ligjin e gjuhëve dhe negociatat për emrin

Më: 15 prill 2018 Në ora: 20:16
Ohër

Një grup qytetarësh nga Ohri sot në sheshin e qytetit mbajtën protestën e tretë, të organizuar nga iniciativa qytetare “Maqedonia para së gjithash”.

Ata sërish kanë protestuar siç thonë, kundër keqpërdorimit të institucioneve shtetërore nga ana e pushtetit, në dëm të popullit dhe shtetit.

Kërkesat e tyre janë që të tërhiqet Ligji për përdorimin e gjuhëve, anulimi i Marrëveshjes me Bullgarinë, ndërprerja e bisedimeve për emrin, si dhe lirimi i të paraburgosurve, të cilët janë të dyshuar për dhunën në Kuvendin e Maqedonisë vitin e kaluar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat