Lajm i mirë nga Brukseli nuk nënkupton edhe fillim të negociatave, emri mbetet çelësi

Maqedonia

Lajm i mirë nga Brukseli nuk nënkupton edhe fillim të negociatave, emri mbetet çelësi

Më: 16 prill 2018 Në ora: 11:19

Raporti i Progresit nga BE për Maqedoninë pritet të jetë pozitiv. Sipas mediave që janë thirrur në detaje nga përmbajtja e raportit thuhet se do të ketë rekomandim të pakushtëzuar për fillimin e negociatave për anëtarësim në BE.

Sipas informacioneve, raporti i Progresit për Maqedoninë për këtë vit, është njëri ndër më pozitivët që do të publikohet nga Brukseli.Në raport thuhet se dëmi që është bërë gjatë viteve të kaluara nuk mund të rregullohet brenda natës por Maqedonia e ka tejkaluar krizën e thellë dhe reformat strukturale janë proces i komplikuar që mund të zgjasë.

Për përparim të mëtejmë, të rëndësishme janë realizimi dhe thellimi i procesit për zbatimin e reformave urgjente prioritare.
Por edhe pse pritet që Maqedonia të merr raport pozitiv, për politologun Murat Aliu kjo nuk do të thotë se Maqedonia do të mund t’i fillon negociatat për antarësim. Sipas tij vendi ynë disa herë ka marrë raporte pozitive por për shkak vetos greke nuk ka patur mundësi t’i fillon negociatat. 

“Maqedonia siç është e ditur disa herë më parë ka marrë raport pozitiv nga Komisioni Europian, por për shkak të vetos greke nuk ka patur mundësi t’i filloj negociatat për antarsim të plotë në BE. Edhe kësaj here është vështirë të thuhet se do të fillon negociatat me BE-në, për faktin se raporti do të jetë pozitiv. Mendoj dhe vlerësoj se e vetmja gjë që sigurt mundëson fillimin e negociatave me BE-në është zgidhja e kontestit të emrit me Greqinë. Pra, zgjidhja e këtij kontesti, definitivisht hap rrugën europiane Maqedonisë, në të kundërtën Maqedonia mund të has në probeleme të shumta në këtë drejtim”, ka deklaruar politologu Murat Aliu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat