Mickoski e krahason Zaevin me një bixhozgji

Maqedonia

Mickoski e krahason Zaevin me një bixhozgji

Më: 16 prill 2018 Në ora: 13:52
Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickosk

Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski në një intervistë ka kritikuar politikat ekonomike të Qevreisë dhe Kryeministrin Zoran Zaev e ka krahasuar me një bixhozgji që zhytet në borxhe.

Ai thotë se premtimet e LSDM-së mbetën të parealizuara, borxhi në mënyrë të pakontrolluar po rritet, ndërsa politikën e kryeministrit Zaev e quan "bixhoze". 

"Nëse është e saktë që Zaev është më i përkushtuari në ekonomi, atëher me siguri ai është i përkushtuar në bizneset e tij, por jo edhe në mirëqenien ekonomike të qytetarëve. Atje rezultate nuk ka. Rroli i Zoran Zaevit mundet të krahasohet me një bixhozgji i cili zhytet në borxhe dhe koncesione", ka theksuar mes tjerash Mickoski.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat