Ambasadori britanik, Charles Garrett realizoi takime të ndara me Menduh Thaçin, Afrim Gashin e Bilall Kasamin

Maqedonia

Ambasadori britanik, Charles Garrett realizoi takime të ndara me Menduh Thaçin, Afrim Gashin e Bilall Kasamin

Më: 17 prill 2018 Në ora: 15:05
Ambasadori britanik në Shkup, Charles Garrett

Ambasadori britanik në Shkup, Charles Garrett realizoi takime të ndara me kryetarët e partive PDSH, dhe kryetarët e dy krahëve të Lëvizjes Besa, respektivisht, me Menduh Thaçin, Afrim Gashin dhe Bilall Kasamin.

Në takim me Thaçin u bisedua për aktualitet politike në vend, për kontestin me Greqinë, si dhe për integrimet euro-atlantike të Maqedonisë.

Bashkëbiseduesit u pajtuan që duhet të jepet kontribut maksimal për integrimin e vendit në strukturat euro-atlantike që do të siguronte paqen dhe stabilitetin e qëndrueshëm në vend dhe rajon.

Ndërkaq, në takim me Kasamin, u bisedua për proceset politike në vend, çështjen e emrit me Greqinë, dhe mbështetjen e Lëvizjes Besa për reformat integruese.

Garrett pati një takim të ngjashëm edhe me Afrim Gashin, me të cilin biseduan për çështjet politike dhe të proceseve reformuese.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat