Rekomandimi për hapjen e negociatave » Zaev: KE dëshmoi se jemi në rrugë të mirë

Maqedonia

Rekomandimi për hapjen e negociatave » Zaev: KE dëshmoi se jemi në rrugë të mirë

Më: 17 prill 2018 Në ora: 18:13

Me rekomandimin për çeljen e negociatave, Komisioni Europian  hapi derën për Maqedoninë europiane për të cilën meritën e kanë vetë qytetarët e vendit, ndërsa kjo do të thotë se vendi e ka tejkaluar krizën e thellë politike, deklaroi kryeministri, Zoran Zaev, menjëherë pas publikimit të Progres-raportit nga KE.

"Këtë vit rekomandimi është i pastër dhe i pakushtëzuar, ndërsa kjo do të thotë se RM e plotëson kriteriumin politik thelbësor për anëtarësim në BE, që duhet të mundësojë fillim të negociatave për të. Kjo gjithashtu do të thotë se kriza politike është mbrapa nesh, se BE me kujdes dhe respekt i ndjek reformat dhe proceset politike në vendin tonë dhe se jemi futur në procese të rregullta politike njolloj si çdo shtet funksional dhe ja, përgjigja adekuate erdhi sot. Komisioni na dha mirënjohje dhe na vërtetoi se ndodhemi në rrugën e vërtetë dhe na e hapi derën për Maqedoninë europiane”,- deklaroi kryeministri i RM-së, Zoran Zaev.
 
Rekomandimi për çeljen e negociatave është një hap i rëndësishëm për Maqedoninë, tha euroambasadori në Maqedoni, Samuel Zhbogar. Sipas tij, kjo përbën një dëshmi se vendi e ka tejkaluar krizën politike.

"Shteti përfundimisht tejkaloi krizën më të madhe politike nga viti 2011. Nga muaji maj i vitit 2017, qeveria e re reformatore po bën hapa që të tejkalohet gjendja e shtetit të kapur nëpërmjet kthimit të sistemit frenim-balancim dhe përforcimit të demokracisë dhe sundimit të së drejtës. Në raport thuhet se ndryshimet ndodhin nëpërmjet një atmosfere politike të hapur dhe inkluzive”,- theksoi ambasadori i BE-së në RM, Samuel Zhbogar.
 
Në pyetjen e gazetarëve lidhur me çështjen e emrit, Zhbogar tha se Komisioni Europian është i inkurajuar nga zhvillimi i bisedave dhe masat e besimit të ndërsjellë.
Të presim dhe të shohim çfarë rezultati do të sjellin, tha Zhbogar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat