Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Talat Xhaferi sot priti në një takim zyrtarë ministren e mjedisit dhe planifikimit hapësinor në qeverinë e Republikës së Kosovës, znj. Albena Reshitaj.
Kryepalamentari Talat Xhaferi me ministren Reshitaj kanë diskutuar mbi bashkëpunimin që kanë të dy vendet në shumë sfera përfshirë edhe atë që mbulon dikasteri i saj si dhe mundësitë e bashkëpunimit në të ardhmen mes Maqedonisë dhe Kosovës.