Seancë e re gjyqësore për sulmin ndaj Selës

Maqedonia

Seancë e re gjyqësore për sulmin ndaj Selës

Më: 18 prill 2018 Në ora: 10:27
Ziadin Sela

Në Gjykatën Penale sot duhet të vazhdojë gjykimi i të akuzuarve për tentimin për vrasje të deputetit Ziadin Sela, që ndodhi më 27 prill të vitit të kaluar në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë.

Në seancën paraprake të hënën, për sulmin ndaj Selës dhe për ngjarjet në Kuvend, dëshmuan deputeti Muahmed Zekiri dhe policët Abdylfetah Alimi dhe Igor Janakiev.

Në këtë rast të akuzuar janë edhe Kire dhe Ceo Gjeorgjievski, Oliver Oshavkovski, Sasha Cenkov, Nikollçe Dimitrievski, Aleksandar Janevski-Toshta, Andrej Micov, Nikolla Vojminovski, Kosta Delov dhe Stojan Pavlovski-Kobra. Ata para Gjykatës thanë se e kuptojnë akuzën, por nuk ndjehen fajtor dhe se atë do ta dëshmojnë në procedurën e mëtutjeshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat