Për BDI-në rifreskimi i Qeverisë duhet të ndodh në fund të majit ose fillim të qershorit

Maqedonia

Për BDI-në rifreskimi i Qeverisë duhet të ndodh në fund të majit ose fillim të qershorit

Më: 18 prill 2018 Në ora: 13:46
BDI

Burime brenda BDI-së, thonë për Deutsche Welle (DW) se parësore është zgjidhja e çështjes së emrit, dhe jo rifreskimi i Qeverisë së vendit.

Sipas kësaj partie politike, nuk është koha e përshtatshme për një gjë të tillë, pasi që na presin bisedime të shpeshta për çështjen e emrit.

“Tani nuk është koha e përshtatshme për këtë gjë. Pas udhëzimit të KE-së, vendin e presin obligime serioze nga të cilat varet epilogu kyç-marrja e datës për bisedime. Kjo do të thotë se në periudhën që vjen do të ketë bisedime të shtuara për zgjidhjen e çështjes së emrit, me qëllim që deri në fund të muajit maj të arrihet zgjidhja. Nga ky aspekt, nuk është mirë të bëhet rifreskimi në një periudhë të këtillë të ndjeshme politike, kur të gjitha tentimet dhe burimet duhet të përqëndrohen në këtë drejtim. Rifreskimi mund të presë fundin e muajit maj, ose qershorin. Tani do të flitet për zgjerimin e shumicës parlamentare”, thonë nga BDI-ja. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat