Krichbaum: Zgjidhja e çështjes së emrit nuk do të thotë se gjithçka u rregullua në Maqedoni

Maqedonia

Krichbaum: Zgjidhja e çështjes së emrit nuk do të thotë se gjithçka u rregullua në Maqedoni

Më: 18 prill 2018 Në ora: 15:04
Gunther Krichbaum

Për kryetarin e Komisionit për çështje evropiane në Bundestagun gjerman, Gunther Krichbaum, ujdia për emrin nuk do të thotë edhe zgjidhje të të gjitha çështjeve.

Në intervistën e tij për Deutsche Welle (DW), ai shprehet me shumë shpresë se është e mundshme që të arrihet zgjidhje për çështjen e emrit.

Në lidhje me udhëzimin e Komisionit Evropian (KE) për fillimin e bisedimeve me Maqedoninë, Krichbaum thotë se kjo do të thotë që Bashkimi Evropian (BE) nuk e ka harruar Maqedoninë, dhe se nga ky vend varet se sa shpejtë do të bashkohet me BE-në.

Krichbaum thotë se pas emrit, mbeten çështje tjera për Maqedoninë, si korrupsioni i thellë, mungesa e konkurencës ekonomike dhe mangësitë në pjesën e shtetit të së drejtës, dhe se për të përmbyll këto çështje nevojiten shumë reforma të thella që patjetër të zbatohen, jo për ta kënaqur Brukselin ose Berlinin, por sepse janë në të mirë të qytetarëve. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat