"Rekomandimi i pastër dhe pa kusht, meritë edhe e partive politike shqiptare ”

Maqedonia

"Rekomandimi i pastër dhe pa kusht, meritë edhe e partive politike shqiptare ”

Diana Bunjaku Nga Diana Bunjaku Më 18 prill 2018 Në ora: 16:30
Komisioni Evropian

Maqedonia këto ditë mori rekomandim për fillim të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Komisioni Evropian e rekomandoi fillimin e bisedimeve me Maqedoninë për anëtarësim në BE, ku në raportin për përparimin e vendit, të publikuar në Strazburg, Komisioni Evropian dha dritë jeshile në mënyrë që të fillojnë negociatat.

Bëhet e ditur se Komisioni që ta përkrah këtë, do të zbatojë qasje të përforcuar në kapitujt negociues në pjesën e gjyqësorit, të drejtat fundamentale, lirinë dhe sigurinë e vendit”, shkruan në raport.

Image
Zudi Xhelili

Në prag të publikimit të raporteve për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, këto dy ditë në Organizim të Fondit Evropian për Ballkanin do debatohet për të ardhmen dhe shpejtësinë me të cilën mund të integrohet në BE.

Duke folur rreh raportit të Komisionit Evropian njohësi i çështjeve politike në Maqedoni Zudi Xhelili ka thënë për “ Bota sot” se këtë vit rekomandimi është i pastër dhe pa kusht.

“Merita të veçanta në këtë çështje kanë edhe partitë politike shqiptare me ndikimin e drejtpërdrejtë në formimin e qeverisë së re, pasi në këtë mënyrë kontribuuan në tejkalimin e krizës politike në Maqedoni. Bashkimi Evropian është i kënaqur me angazhimin e faktorëve politik për reformat në shtet. Anëtarësimi në NATO dhe BE ka qenë qëllimi strategjik i shumicës së partive politike, sidomos të atyre shqiptare. Pra raporti është arritje që do të ndikojë pozitivisht në vazhdimin e reformave në vend”, është shprehur njohësi i çështjeve politike në Maqedoni Zudi Xhelili.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat