Han: Rekomandim i merituar, vazhdoni me reformat

Maqedonia

Han: Rekomandim i merituar, vazhdoni me reformat

Më: 18 prill 2018 Në ora: 17:19
Komisioneri për zgjerim Johanes Han dhe kryeministri, Zoran Zaev

Komisioneri për zgjerim Johanes Han dorëzoi sot personalisht raportin e progresit për Maqedoninë në duart e kryeministrit Zoran Zaev.

Han kërkoi zbatim në praktikë të të gjithë reformave të miratuara. Zaev nga ana tjetër premtoi se do të punojnë intensivisht që pas dy muajsh Këshilli të japë datën për fillimin e negociatave me BE-në.

Han takoi edhe aktorët e tjerë politik në vend, ndërkohë që në çdo moment pritet edhe një takim mes kryeministrit dhe përfaqësues së lartë të BE-së Federika Mogerini.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat