Mogerini: Pas festës, përvishni krahët e kthehuni punoni! Zaev: Meritojmë të jemi pjesë e Europës

Maqedonia

Mogerini: Pas festës, përvishni krahët e kthehuni punoni! Zaev: Meritojmë të jemi pjesë e Europës

Më: 18 prill 2018 Në ora: 18:52

Festoni pak, por pastaj përvishni krahët dhe punoni në drejtim të zhvillimit të vendit dhe zbatimit të procesit të reformave! Kjo ishte porosia kryesore e eurodiplomates, Federika Mogerini, pas takimit që pati me kryeministrin, Zoran Zaev.

Sipas saj, Maqedonia pas një krize të gjatë politike është kthyer në shtegun e duhur dhe ka punuar në mënyrë intensive për të përmbushur detyrimet që ia ka dhënë KE. Por, Mogerini tha se vendin tani e pret një punë e madhe në drejtim të zbatimit të reformave, ndërsa për të përmbushur obligimet nevojitet angazhim i përbashkët i pushtetit dhe opozitës. 

“I rekomanduam Këshillit të Europës që t’i filloni bisedimet. Pra, mund të festoni gjysmë dite, por pastaj të ktheheni dhe të punoni. Kjo nuk është vetëm e arritur e qeverisë, por e të gjitha institucioneve të qeverisë, e presidentit, por edhe e qeverisjeve lokale dhe qytetarëve të këtij vendi. Jam këtu për të dhënë këtë porosi, se qeveria e ka përgjegjësinë që t’i hapë dyert për pjesëmarrje të opozitës, por edhe opozita gjithashtu duhet të marrë pjesë në ndryshimet”,- deklaroi diplomatja e lartë e KE-së, Federika Mogerini.

Zaev tha se Maqedonia mbetet e përkushtuar për të realizuar qëllimet e saj strategjike, integrimin në strukturat euroatlantike, sepse një gjë e tillë do të përafronte standardin e qytetarëve të Maqedonisë me ato europiane.

“Qytetarët e Maqedonisë meritojnë të jenë pjesë e Europës, integrimet e RM-së në BE dhe NATO për qytetarët tanë, do të thotë zhvillim ekonomik, vende të reja pune, rritje të pagave dhe standard më të lartë të jetesës”,- theksoi kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev.Mogerini gjithashtu pozitivisht vlerësoi përparimin e bërë në bisedimet me Greqinë, duke thënë se shpreson në zgjidhje sa më të shpejtë për emrin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat