Xholev: Gjykata nuk ka bërë lëshime ligjore në rastin e Fejzi Azirit

Maqedonia

Xholev: Gjykata nuk ka bërë lëshime ligjore në rastin e Fejzi Azirit

Më: 18 prill 2018 Në ora: 21:39
Ivan Xholev

Kryetari i Gjykatës Penale, Ivan Xholev, sot në konferencë për shtyp tha se gjykata nuk ka bërë lëshime ligjore në lidhje me Fejzi Azirin, i cili është i akuzuar në rastin “Monstra”.

Aziri i cili është dënuar me burg për posedim të paligjshëm të armës, nga Ministria e Drejtësisë ka marrë leje që deri më 28 shkurt të këtij viti të jetë në liri për shkak të sëmundjes. Xholev sot tha se më 21 shkurt Aziri ka kërkuar që t’i vazhdohet pushimi, ndërsa me vendim të Ministrisë së Drejtësisë ai është dashur që në burg të rikthehet më 1 mars.

“Burgu i Shtipit deri tek gjykata ka dërguar njoftim se për Fejzi Azirin është lëshuar fletarrest dhe se i njëjti duhet të trajtohet si person në arrati. Në kontekst të kësaj, MPB është dashur të veprojë sipas vendimit të gjykatës dhe ta arrestojë Azirin”, tha Xholev.

Përndryshe, seanca e djeshme gjyqësore për rastin “Monstra” është anuluar për shkak të mungesës së Fejzi Azirit, i cili u arrestua mbrëmë në Klinikën e Pulmologjisë në Shkup.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat