Gjykata Kushtetuese e Maqedonisë mbajti mbledhjen e radhës, këto janë procedimet e saj

Maqedonia

Gjykata Kushtetuese e Maqedonisë mbajti mbledhjen e radhës, këto janë procedimet e saj

Më: 19 prill 2018 Në ora: 20:50
Gjykata Kushtetuese e Maqedonisë

Gjykata Kushtetuese e Maqedonisë ka ndërmarrë procedura ndaj Nenit 67, Paragrafi 2 dhe Nenit 70, Paragrafi 2 të Ligjit për familje, që parasheh padi për kontestimin e atësisë, apo mëmësisë së fëmijës që të mund ta merr më së voni deri në moshën 21 vjeçare.

Gjykata konteston pikërisht kufizimin deri në moshën 21 vjeçare për një kontestim të këtillë.

Gjykata ka ndërmarrë procedura ndaj referendumit në Bosilevë për xeheroret, si edhe për një kërkesë për referendum në Gjevgjeli, për aspektin e migrantëve.

Gjykata konteston Nenin 4, Paragrafi 3 të Ligjit për themelimin e një Komisioni shtetëror për vendim të shkallës së dytë në sferën e mbikëqyrjes inspektorale dhe procedurave të kundërvajtjes. Procedura këtu është inicuar për pjesën që parasheh që Qeveria t’i propozojë Kuvendit shkarkim të kryetarit dhe anëtarëve të komisionit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat