Katrougalos: Topi është në anën e Maqedonisë, marrëveshje mund të ketë, mund edhe të mos ketë

Maqedonia

Katrougalos: Topi është në anën e Maqedonisë, marrëveshje mund të ketë, mund edhe të mos ketë

Më: 20 prill 2018 Në ora: 12:20
Georgios Katrougalos

Për ministrin alternativ të Punëve të Jashtme të Greqisë, Georgios Katrougalos, dritarja e mundësive është e hapur, por topi është në anën e vendit fqinj, pra Maqedonisë.

Në intervistën e tij për “Sky”, Katrougalos ripërsëriti qëndrimet e shtetit grek për një zgjidhje të plotë, për të mos u lejuar krijimi i problemeve tjera.

Sipas tij, duhet një zgjidhje përfundimtare, prandaj duhet të ketë ndryshim të Kushtetutës, dhe se nuk ka marrëveshje nëse Maqedonia nuk bën një hap të tillë.

Katrougalos rikonfirmon se për disa pika ka përparim, e për disa tjera nuk ka ndryshim të pozitave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat